DYLON

Hyseni: Rrugët e reja po marrin formë dhe do të mundësojnë një infrastrukturë moderne

Hyseni: Rrugët e reja po marrin formë dhe do të mundësojnë një infrastrukturë moderne
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk kanë të ndalur në Gjilan.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim të lëvizjes më të mire të këmbësorëve dhe automjeteve dhe sigurisë në rrugë.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni tha se punimet në projektet e reja të qytetit veçse kanë marrë hov dhe po ecin me ritëm shumë të shpejtë.

“Rrugët e reja po marrin formë dhe do të mundësojnë një infrastrukturë moderne, më të sigurt dhe më funksionale për qytetarët e Gjilanit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se këto investime janë hapa konkretë drejt finalizimit të infrastrukturës urbane që qyteti ynë e meriton.  /2LONLINE/