DYLON

Hyseni: Rregullohet infrastruktura në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Hyseni: Rregullohet infrastruktura në rrugën “Vëllezërit Frashëri”
Avatar photo Redaksia

“Investimet në infrastrukturën e lagjeve të qytetit po vazhdojnë”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka vizituar lagjen Dheu i Bardhë, ku po kryhen punimet për ndërtimin e rrugës “Vëllezërit Frashëri”, ku pos asfaltimit e trotuareve është rregulluar edhe kanalizimi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në lagjen Dheu i Bardhë, pas shumë punimeve në terren, rruga “Vëllezërit Frashëri” po hyn në fazën përfundimtare.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tregoi se se me gjatësi mbi 500 metra dhe gjerësi 5 metra, kjo rrugë përfaqëson një arterie shumë të rëndësishme jo vetëm për lagjen, por për të gjithë qytetin.

“Me asfaltimin, trotuaret e reja dhe intervenimet në kanalizim, po zgjidhim një problem të madh për banorët e kësaj zone, duke ofruar siguri më të madhe, infrastrukturë më funksionale dhe cilësi më të mirë jetese”, tha kryetari, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.