DYLON

Hyseni: Rinovimi i palestrës së sportit në Gjilan po vazhdon me intensitet të lartë

Hyseni: Rinovimi i palestrës së sportit në Gjilan po vazhdon me intensitet të lartë
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në palestrën e sporteve, ku pritet që ky objekt të marr një pamje krejtësisht tjerë, si brenda, po ashtu edhe jashtë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas tij, rinovimi i palestrës së sportit “Bashkim Selishta”, në Gjilan po vazhdon me intensitet të lartë.

EkoHigjiena

Ai shtoi se aktualisht po punohet në pjesën e jashtme të objektit, përfshirë rrethimin e tribunave dhe sistemimin e hapësirës përreth.

I pari i Gjilanit, tregoi se ndërkohë, dritaret dhe fasada e jashtme janë në prodhim dhe pritet të montohen së shpejti.

“Ky projekt po realizohet me përkushtim, si investim në sportin lokal dhe të ardhmen e të rinjve të qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.