DYLON

Hyseni: Rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes

Hyseni: Rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes
Avatar photo Redaksia

Sipërmarrësit e rinj gjilanas, të cilët kanë përfituar grante nga komuna për të dytën herë janë vizituar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të pare nga afër me punën që bëjnë.

“Komuna e Gjilanit, për herë të parë në historinë e saj ka ndarë grante për bizneset lokale në vitin 2023, derisa ka vazhduar me ndarjen e granteve edhe në vitin 2024, për të vazhduar edhe sivjet”, ka thënë kryetar i Komunës së Gjilaniti, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ai tha se “rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes, andaj, ne si komunë jemi pranë tyre duke iu ndihmuar që këtë rrugë t’ua bëjmë më të lehtë”.

“Kënaqësi vizita te bizneset që kanë përfituar nga grantet e komunës, derisa, bashkë me ta diskutuam për punën e tyre dhe investimet që i kanë bërë. Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të jetë pranë tyre, njëjtë siç edhe kemi premtuar”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me fondin për ndërmarrësit e rinj për dy vjet kanë ndarë 248 mijë euro.

“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë me bizneset dhe rininë tonë, që të rrisim kapacitetet e ndërmarrjeve, e të ndihmojmë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.