DYLON

Hyseni: Restaurimi i objektit të ish-teknikës popullore synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të qytetit

Hyseni: Restaurimi i objektit të ish-teknikës popullore synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të qytetit
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në restaurimin e ish-objektit të Teknikës Popullore në Gjilan, e të cilat janë përfundim e sipër. Punimet po zhvillohen, duke ruajtur trashëgiminë historike e arkitekturore për brezat e ardhshëm’, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas tij, objekti i ish-teknikës popullore, po restaurohet me një investim prej 200,000 eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

EkoHigjiena

“Ky projekt synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të qytetit, duke e përcjellë atë te brezat e ardhshëm”, tha kryetari Hyseni.

Ky objekt i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka qenë e institucioneve shtetërore dhe hapësirë e aktiviteteve kulturore të qytetit, ku në vitin 1971 nisi transmetimin edhe Radio Gjilani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.