DYLON

Hyseni: Puna e bërë dhe investimet në Lipovicë e Burnicë, po japin rezultate

Hyseni: Puna e bërë dhe investimet në Lipovicë e Burnicë, po japin rezultate
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatrat e malësisë së Karadakut: Lipovicë dhe Burincë ku ka takuar banorët nga të cilët është informuar për jetën, sfidat dhe kërkesat e tyre.

I pari i Gjilanit, tha se kaluan një ditë të jashtëzakonshme në Lipovicë dhe Burincë ku takuan banorët e zonës të cilët me punë dhe përkushtim po ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

EkoHigjiena

“Biseduam gjatë për sfidat dhe nevojat e zonës, ndërsa morëm mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për punën e bërë dhe investimet që po japin rezultate, nga infrastruktura rrugore e deri te mbështetja për bujqësi”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, shtoi se mbështetja e tyre e sinqertë i motivon edhe më shumë për të punuar drejt një Gjilani që duam. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.