DYLON

Hyseni: Projekti ambicioz i rrugës “Adem Jashari”, po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne

Hyseni: Projekti ambicioz i rrugës “Adem Jashari”, po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, i cili kishte dalë për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Sipas tij,  tani më punimet janë duke vazhduar nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash.

EkoHigjiena

Hyseni tha se janë në ditën e tetë të punimeve në rrugën “Adem Jashari” dhe punët po kryhen me ritëm të shpejtë.

I pari i Gjilanit, tregoi se pjesa e dytë e këtij projekti ambicioz po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne që do t’i japë qytetit tonë një pamje të re.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është që ky projekt të finalizohet me kohë për të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të kenë një infrastrukturë që i përgjigjet nevojave të tyre”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.