DYLON

Hyseni: Projekt 2.7 milionësh i renovimit të Palestrës së Sporteve, sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin

Hyseni: Projekt 2.7 milionësh i renovimit të Palestrës së Sporteve, sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin
Avatar photo Redaksia

“Po vijojnë punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, investim prej 2.7 milionë eurove”, thonë drejtuesit e komunës së Gjilanit.

Për të parë ecurinë e punimeve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët komunalë, Arbër Musliun e Besnik Shalën.

EkoHigjiena

“Edhe sot në terren për të parë nga afër punimet e projektit madhor të renovimit të Palestrës së Sporteve në Gjilan, një investim prej 2.7 milionë euro”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se përveç modernizimit të hapësirave të brendshme, do të rinovohet edhe pjesa e jashtme, duke krijuar një mjedis të rehatshëm jo vetëm për sportistët, por për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

“Ky projekt do të sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin në qytetin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.