DYLON

Hyseni prezanton raportin e qeverisjes njëvjeçare me Gjilanin: Ndryshim, Ndershmëri e Profesionalizëm!

Hyseni prezanton raportin e qeverisjes njëvjeçare me Gjilanin: Ndryshim, Ndershmëri e Profesionalizëm!
Avatar photo Redaksia

“Ndryshim, Ndershmëri e Profesionalizëm. Këto ishin shtyllat e programit tonë. Për vetëm një vit qeverisje, i kemi kthyer komunën qytetarëve e jemi angazhuar me përulësi, modesti e përkushtim”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit, gjatë prezantimit të raportit të punës njëvjeçare..

Ja se çfarë thotë kryetari Hyseni me këtë rast.

EkoHigjiena

Ndryshim, Ndershmëri e Profesionalizëm

Këto ishin shtyllat e programit tonë. Për vetëm një vit qeverisje, i kemi kthyer komunën qytetarëve e jemi angazhuar me përulësi, modesti e përkushtim.

Modeli jonë i qeverisjes, Kryeministri Kurti, nderoi Gjilanin dhe punën tonë me prezencën e tij në Gjilan. Po ashtu, me qindra qytetarë ishin prezent në raportimin tonë për punën 1 vjeçare.

Nga 26 milionë euro obligime, për vetëm 11 muaj, kemi paguar mbi 7 milionë. Planifikimet e të hyrave i kemi tejkaluar për qindra mijëra euro, ndërsa investimet janë milionëshe. Me dhjetëra projekte e kosto milionëshe, po e përmbyllim vitin pa asnjë cent obligim.

Përmirësim i shërbimit ndaj qytetarëve dhe rend e rregull brenda institucioneve. Përfshirje në vendimarrje e planifikim. Transparent e llogaridhënës.

Gjilani, nga mungesa e vëmendjes institucionale qëndrore, po kthehet në kryeqendër për investime. Buxheti i Komunës sonë për 2023 do të jetë rreth 33 milionë, pra 12% më shumë se në 2022, ndërsa investimet kapitale nga buxheti shtetëror kapin shifrën e afro 47 milionë eurosh.

2023 do të jetë viti i dytë i qeverisjes dhe i pari me planifikim nga ne. Ndryshime të mëdha na presin. Projekte edhe më të mëdha në horizont.

Mirënjohës për besimin tuaj.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.