Hyseni premton rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë në Stadiumin Ndihmës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se sot zhvilloi takime të rëndësishme me krerët e dy klubeve, që ai i quan të zemrës, FC Drita dhe SC Gjilani.
I pari i Gjilanit tha se në këto takime përveç punës që po bëhet për Stadiumin e Qytetit, bashkë diskutuan edhe për investimet e radhës që do të zhvillohen paralelisht.
“Lajmi i mirë është se po fillojmë me investime kapitale në Stadiumin Ndihmës. Ky projekt përfshin rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë, gjë që do të mundësojë që ndeshjet dhe stërvitjet të zhvillohen edhe gjatë natës. Sporti në Gjilan po merr vëmendjen e merituar”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/
