DYLON

Hyseni: Pogragja do të ketë furnizim më të mirë me ujë të pijes

Hyseni: Pogragja do të ketë furnizim më të mirë me ujë të pijes
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit për ndërtimin e pusit për ujë të pijes, me stacion pompimi, trafo elektrike dhe rrjetin rreth 1 kilometër”, thotë kryetari i Komunës  ë Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai bëri të ditur se ky projekt tejet i rëndësishëm për banorët kapë vlerën e afër 50 mijë eurove.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni tha se investim për furnizim më të mirë me ujë në Pogragjë, puna po vazhdon me intensitet të lartë.

Ai tregoi se me një vlerë prej rreth 50 mijë euro, gjatësi të rrjetit prej 1 kilometër, si dhe ndërtimin e një pusi të ri me stacion pompimi dhe trafo elektrike, jemi në përfundim të një projekti kyç për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Pogragjë.

“Ky investim është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar kushte më të mira për të gjithë banorët, kudo në komunën tonë. Nuk ka zona të harruara—secili fshat, çdo lagje dhe çdo familje meriton shërbime të cilësisë së lartë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, premton infrastrukturë më e mirë, zgjidhje afatgjata për furnizimin me ujë dhe investime në çdo pjesë të Gjilanit.  /2LONLINE/