Hyseni: Po punohet intensivisht në projektin e rëndësishëm që do të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët
“Po vazhdojnë punimet me ritëm të shpejt për ndërtimin e Qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për studentë dhe kuzhinës popullore në Gjilan”, thotë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.
Sipas tij, në këtë qendër do të ofrohen shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë.
“Po punohet intensivisht për një projekt të rëndësishëm që do të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët tanë”, tha Hyseni, i cili kishte dal në punishte për të parë ecurinë e punimeve.
I pari i Gjilanit, tregoi në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet objekti që ofron: Bujtinë për studentë – një hapësirë e dedikuar për 30 studentë, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për jetesë dhe studim. Kuzhinë humanitare – me kapacitet për të siguruar 200 shujta në ditë për ata që kanë nevojë më së shumti. Qendër ditore për të moshuar – një ambient i sigurt dhe i ngrohtë për 100 të moshuar, ku ata mund të kalojnë kohën e tyre në mënyrë cilësore dhe me kujdesin e duhur.
“Ky projekt do të realizohet në një lokacion të qasshëm, duke siguruar shërbime të lehta dhe të përshtatshme për të gjithë përfituesit”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/
