DYLON

Hyseni: Po ecim përpara jo vetëm për drejtësi e barazi, por për të garantuar suksesin dhe fuqizimin e grave në çdo fushë

Hyseni: Po ecim përpara jo vetëm për drejtësi e barazi, por për të garantuar suksesin dhe fuqizimin e grave në çdo fushë
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e Ditës së Gruas-8 marsin në Komunēn e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave, nderuan 23 gra të jashtëzakonshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në zhvillimin e komunës tonë. Tre nga këto mirënjohje u ndanë post mortem, në shenjë respekti për gratë që lanë një trashëgimi të vyer për shoqërinë tonë.

EkoHigjiena

Sipas tij, 8 marsi nuk është vetëm një ditë simbolike, por një moment reflektimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë që me përkushtim, guxim dhe vizion kanë ndikuar në formësimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

“Sot, përveç nderimit për të gjitha gratë që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, riafirmojmë përkushtimin tonë për të mbështetur fuqizimin e grave në çdo sferë të jetës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se simboli Heroina, i vendosur në qendër të qytetit, përfaqëson të gjitha nënat shqiptare dhe sakrificën e tyre për brezat e ardhshëm.

“Besoj se sot, si shoqëri, po ecim përpara jo vetëm për drejtësi e barazi, por për të garantuar suksesin dhe fuqizimin e grave në çdo fushë”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/