DYLON

Hyseni: Pesë çerdhe në vetëm tri vite, investim konkret për fëmijët dhe familjet e Gjilanit

Hyseni: Pesë çerdhe në vetëm tri vite, investim konkret për fëmijët dhe familjet e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit, po vazhdon investimet në institucionet parashkollore, me qëllim të krijimit të kushteve të shkëlqyera për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka vizituar vend punishtet për të parë ecurinë e punimeve.

“Në vetëm një mandat kemi filluar ndërtimin e 5 çerdheve të reja publike, një investim i jashtëzakonshëm prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 99% janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës, me përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për komunën tonë”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ai tregoi se janë 5 çerdhe në vetëm 3 vite, investim konkret për fëmijët dhe familjet e Gjilanit.

I pari i Gjilanit, theksoi se si pjesë e premtimeve elektorale për mandatin e parë, kanë realizuar atë që është më shumë se infrastrukturë.

“Është përkushtimi ynë për edukimin e hershëm, përfshirjen e fëmijëve në institucione cilësore dhe përkrahjen e prindërve në rrugëtimin e tyre profesional”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.