DYLON

Hyseni: Për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës

Hyseni: Për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës
Avatar photo Redaksia

“Në vazhdën e angazhimit tonë për një Gjilan më të pastër, si dhe për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës, në fshatin Kufcë e Poshtme”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni ka shtuar tutje se me një gjatësi 800 metra, ky kanal që e kanë hapur gjatë mandatit të parë, e që shumë shpesh, e sidomos gjatë reshjeve është bërë problematike për banorët po merr pamje tjetër.

EkoHigjiena

“Do të vazhdojmë bashkë të angazhohemi që çdo pjesë e komunës tonë të jetë e pastër dhe e gjelbër, andaj ju bëjmë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos ndotin ambientin”, ka thënë i pari i Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.