DYLON

Hyseni: Për organizatat e dala nga lufta, kemi siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë

Hyseni: Për organizatat e dala nga lufta, kemi siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë
Avatar photo Redaksia

“Të gjitha organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbështetje nga Komuna e Gjilanit”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se në mandatin e parë, vetëm për organizatat e dala nga lufta, përmes thirrjes së veçantë kanë siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë.

EkoHigjiena

“Janë përkrahur të gjitha organizatat për programin e tyre vjetor, një obligim i madh që e kemi marrë dhe po e përmbushim me përkushtim”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se vazhdojnë me mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.