DYLON

Hyseni: Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” rehabilitohet tërësisht

Hyseni: Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” rehabilitohet tërësisht
Avatar photo Redaksia

“Ishte në gjendje të mjerueshme për disa dekada rruga “Avdullah Presheva” , por tash kjo rrugë po rregullohet tërësisht”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë të tjerë, kanë parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se rruga “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë po merr pamjen që e meriton.

“Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, kjo rrugë e rëndësishme e qytetit është duke u rehabilituar tërësisht”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kjo është vetëm një nga gjashtë projektet që po realizohen njëkohësisht në kuadër të kontratës 3.3 milionëshe, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.