DYLON

Hyseni: Pas 15 vjetësh janë rifunksionalizuar 3 dhoma për edukimin e hershëm në shkollën “Vatra e Diturisë”

Hyseni: Pas 15 vjetësh janë rifunksionalizuar 3 dhoma për edukimin e hershëm në shkollën “Vatra e Diturisë”
Avatar photo Redaksia

Janë përuruar tri dhoma të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, këshilltarë komunal dhe zyrtarë tjerë kanë parë nga afër rifunsionalizimin e këtyre dhomave.

EkoHigjiena

Ai tha se pas 15 vitesh, tri dhoma në SHFMU “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm janë rifunksionalizuar dhe ka nisur edukimi i hershëm.

“Tashmë, 60 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë hapësirën e tyre për të mësuar, luajtur dhe ëndërruar”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se është kënaqësi t’i shohësh dhe t’i dëgjosh vetë fëmijët teksa shijojnë momentet e para në ambientin e ri.

Sepse secili prej tyre meriton një fillim të mbarë.

Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tha se janë të lumtur për hapjen e tri dhomave të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm.

“Këto ambiente moderne, të pajisura me inventar të përshtatshëm dhe materiale didaktike për fëmijët e moshës 3-6 vjeç, janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët e këtij fshati dhe nxitjes së zhvillimit të hershëm edukativ”, tha Shpend Nuhiu.

Drejtori i Arsimit, theksoi se ky projekt e kthen këtë ditë në një moment të veçantë për arsimin në komunën tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.