DYLON

Hyseni: Parku Baja, prej një hapësire me mbeturina është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit

Hyseni: Parku Baja, prej një hapësire me mbeturina është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit
Avatar photo Redaksia

‘Parqet, hapësirat gjelbëruese dhe rekreative po i shtohen Komunës së Gjilanit, përkatësisht qytetit. E njëra ndër hapësirat më të mëdha rekreative tanimë është “Parku “Baja” në zonën urbane me rreth dy hektarë e cila po që ka një pamje të bukur, ofron edhe të gjitha kushtet për rekreacion’, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

aI tha se parku Baja, është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit. Me 17 mijë m² hapësirë për me u çlodh, luajt e socializu.

EkoHigjiena

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se parku ka gjithçka: fushën e basketbollit, atë të tenisit, tavolina shahu, lodra për fëmijë, shtigje për ecje, amfiteatër e shumë gjelbërim.

“Prej një hapësire me mbeturina, sot është një vend i gjallë për të gjithë gjilanasit. E kemi qytetin tonë, ta mbajmë gjallë bashkë”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.