DYLON

Hyseni: NPL Tregu, storie suksesi

Hyseni: NPL Tregu, storie suksesi
Avatar photo Redaksia

“Sot vizitova Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të NPL “Tregu” në Gjilan, ku u takova me kryetarin Nexhat Veseli. Diskutuam për përmirësimet e arritura, kalimin e punëtorëve nga kompanitë private në ndërmarrjen publike dhe rëndësinë e themelimit të sindikatës për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.

Ai shtoi se kur mori mandatin, ndërmarrja kishte vetëm 12 punëtorë dhe 37 mijë euro humbje në vit. Sot ka mbi 300 punëtorë dhe mbi 100 mijë euro fitime. Po ashtu, pagat janë dyfishuar, nga 200–252 euro në 400–423 euro.

EkoHigjiena

“Falënderoj Shoqatën Sindikale për bashkëpunimin dhe angazhimin për të garantuar kushte më të mira pune për punëtorët tanë”, ka thënë, kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.