DYLON

Hyseni: Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer!

Hyseni: Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer!
Avatar photo Redaksia

“Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit”, ka thënë kreu  i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni ka bërë me dije “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi” është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.

EkoHigjiena

Për më tepër shih postimin e tij të plotë:

Postimi i plotë:

“Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”

“Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi” është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.

Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve, subvencionimi i qumështit e inseminimi artificial i kafshëve.

Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit!     /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.