DYLON

Hyseni: Në Livoç po bëhen investime të rëndësishme duke përfshirë asfaltimin e rrugëve dhe lidhjen në kanalizim

Hyseni: Në Livoç po bëhen investime të rëndësishme duke përfshirë asfaltimin e rrugëve dhe lidhjen në kanalizim
Avatar photo Redaksia

“Investime nga Komuna e Gjilanit, janë duke u realizuar edhe në fshatin Livoç”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, i cili i ka parë nga afër punimet të cilat po kryhen në infrastrukturën rrugore të këtij fshati.

Sipas tij, pos rregullimit të rrugëve, po bëhet edhe lidhja në kanalizim.

EkoHigjiena

Hyseni tregoi se ndërkohë, në Livoç të Epërm, puna është duke vazhduar me intensitet. Ky është një fshat ku po bëhen investime të rëndësishme, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve dhe lidhjen në kanalizim, një problem i madh i banorëve të këtij fshati.

I pari i Gjilanit, theksoi se derisa, po vazhdon puna për asfaltim të rrugës edhe në Lagjen e Muhaxherëve, që lidh Livoçin e Epërm dhe atë të Poshtëm.

“Projekte të tilla janë një dëshmi e angazhimit tonë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.