DYLON

Hyseni: Në këto katër vjet kemi realizuar projekte madhore dhe kemi bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve

Hyseni: Në këto katër vjet kemi realizuar projekte madhore dhe kemi bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

“Takimet me qytetarët e Gjilanit sonte i vazhduam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimin”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Hyseni tha se në këto katër vjet kanë realizuar projekte madhore dhe kanë bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve tanë, nga infrastruktura e re e deri te shërbimet më cilësore për secilën familje.

“Me mbështetjen e jashtëzakonshme më 12 tetor, do ta vulosim fitoren e radhës për një Gjilan që ecën përpara”, ka thënë Alban Hyseni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.