DYLON

Hyseni: Ndërtimi i stadiumit ndihmës, do të forcoj KF “Studenti” dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin

Hyseni: Ndërtimi i stadiumit ndihmës, do të forcoj KF “Studenti” dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Miresh (Dobërçan) për Klubin e Futbollit “Studenti” në kuadër të  50 vjetorit të themelimit.  

Kjo po bëhet pas shpronësimit të mbi  11 hektarëve tokë nga AKP-ja për të zhvilluar infrastrukturës sportive për fshatin dhe nevojat e komunitetit aty.

EkoHigjiena

Ky projekt do të forcojë klubin dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është gjysmë shekulli histori dhe krenari.

“KF “Studenti” është e kaluara jonë, është e tashmja jonë dhe me projekte të tilla si stadiumi ndihmës, padyshim është edhe e ardhmja jonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, uroi KF “Studenti” për 50-vjetorin, vazhdoni të na bëni krenarë si gjithmonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.