DYLON

Hyseni: Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, është një projekt me vlerë të madhe për qytetin

Hyseni: Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, është një projekt me vlerë të madhe për qytetin
Avatar photo Redaksia

“Punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po vazhdojnë”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili kishte dal për të parë nga afër ecurinë e tyre.

Kryetari Hyseni  tha se në Stacionin e Autobusëve panë nga afër punimet intensive që po bëhen për realizimin e projektit që pritet të përfundojë brenda disa muajsh.  

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tregoi se është realizuar betonimi i pllakës dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdohet me punime të tjera, duke e çuar përpara procesin e ndërtimit.

“Ky është një projekt me vlerë të madhe për qytetin, pasi do të sjellë ndryshime të rëndësishme infrastrukturore dhe funksionale që do të përmirësojnë transportin dhe shërbimet për qytetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/