DYLON

Hyseni: Nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë

Hyseni: Nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të shënimit të 15 qershorit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.

Në sallën e kuvendit, u mbajt seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, vazhduam me seancën solemne ku u nderuan disa personalitete për punën, kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite.

U nderuan: Sabit Uka (post mortum) – për kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën për liri.

Dr. Arben Bislimi – për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të qytetarëve

Aqif Uka – për kontributin dhe sakrificën për liri në rrugën drejt pavarësisë

Gani Shaqiri – për kontributin në çlirimin e atdheut

Rexhep Elmazi (post mortum) – një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të kombit tonë

“Me mirënjohje të thellë, nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.