DYLON

Hyseni: Mobilizimin për zgjedhjet lokale të tetorit do ta përcjellë fryma e 14 shkurtit!

Hyseni: Mobilizimin për zgjedhjet lokale të tetorit do ta përcjellë fryma e 14 shkurtit!
Avatar photo Redaksia

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni bashkë me shefen e shtabit zgjedhor të Qendrës, deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidatët për Asamble, Krenare Latifi Kqiku, Ardhmërie Jakupi, Esra Sadiku, Dr. Ilaz Poroshtica dhe Ganimet Sabedini, takuan sot anëtarë të nënshtabit Dheu i Bardhë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Hyseni ndër të tjerash tha: “Mobilizimin për zgjedhjet lokale të tetorit do ta përcjellë fryma e 14 shkurtit, entuziazmi i fitores dhe energjia e ndryshimit. Mendësia e keqqeverisjes së bazuar në mashtrime e manipulime duhet të marrë fund edhe në Komunë. Lista jonë ka profesionistë të dalluar, secili në fushën e tyre dhe përfaqësues të lagjeve e fshatrave”

EkoHigjiena

Ndërsa shefja e shtabit Arijeta Rexhepi, kërkoi angazhim të të gjitha strukturave të Dheut të Bardhë për, siç th,  fitoren e madhe të 17 tetorit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.