DYLON

Hyseni: Mbi 92 % e nxënësve të Gjilanit i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore

Hyseni: Mbi 92 % e nxënësve të Gjilanit i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se po vazhdojnë kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para deri te e nënta të Komunës së Gjilanit.

“9430 nxënës të klasave 1 deri në 9 (ose 92.47% e nxënësve) i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore, të cilat përfshijnë gjithsej 44 parametra”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Më tej i pari i komunës, tregoi se sipas rezultateve, rreth 10.73% ose 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit, ndërsa 3.90% ose 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore.

“Jemi pranë nxënësve dhe prindërve në çdo sfidë me të cilën përballemi”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.