DYLON

Hyseni: Mbi 1.5 milion euro mbështetje për artistët, sportistët dhe të rinjtë

Hyseni: Mbi 1.5 milion euro mbështetje për artistët, sportistët dhe të rinjtë
Avatar photo Redaksia

“Mbështetje e madhe nga Komuna e Gjilanit, është dhënë viteve të fundit për artistët, sportistët dhe të rinjtë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se në mandatin e parë, për kulturë, rini dhe sport kanë hapur 20 thirrje publike, duke ndarë mbi 1.5 milion euro mbështetje.

EkoHigjiena

“Artistët, sportistët dhe të rinjtë e Gjilanit asnjëherë më parë nuk kanë pasur një përkrahje të tillë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, thotë se do të vazhdojnë me mbështetje edhe më të madhe, sepse kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i Gjilanit tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.