DYLON

Hyseni:  Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan

Hyseni:  Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni, së bashku me kandidatët e kësaj Lëvizjeje për deputetë, vizituan kompaninë KiKxxl, e cila ofron shërbime profesionale për kompanitë më të njohura gjermane.

Hyseni ka thënë se kompanitë e këtij niveli janë një vlerë e shtuar e jashtëzakonshme për shtetin tonë dhe një shtyllë e rëndësishme për ekonominë lokale.

Ai shtoi se përmes këtij investimi, të rinjtë tanë jo vetëm që sigurojnë vende pune stabile dhe afatgjata, por edhe vlerësohen me paga të mëdha e dinjitoze që u mundësojnë ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

“Mbështetja për biznese të tilla që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka thënë Alban Hyseni gjatë kësaj vizite.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.