DYLON

Hyseni: Lugina e Preshevës ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më shumë se kurrë

Hyseni: Lugina e Preshevës ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më shumë se kurrë
Redaksia

“Lugina e Preshevës ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më shumë se kurrë. Zgjedhjet e nesërme parlamentare janë mundësia jonë për të mos lejuar heshtjen e zërit shqiptar dhe për të garantuar përfaqësim dinjitoz”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai ka theksuar se nga Gjilani dhe nga çdo anë ku rrahin zemrat shqiptare, mbështetja shkon plotësisht për “Koalicionin Shqiptar”.

EkoHigjiena

“Ftoj secilin prej jush që nesër të shfrytëzojë të drejtën e votës. Pjesëmarrja masive është përgjigjja më e mirë dhe rruga e vetme për të mbrojtur të drejtat tona legjitime. Voto Koalicionin Shqiptar”, u shpreh kryetari iGjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.