DYLON

Hyseni: Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit

Hyseni: Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit
Avatar photo Redaksia

Janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e 5 majit- Ditës së Dëshmorë֝ve. Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në aktivitete ishin edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë e asamblistë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, ata nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Po ashtu në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të rënies së heroit Zijah Shemsiut dhe është mbajtur edhe akademi përkujtimore.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nderuan dëshmorët e kombit me një sërë aktivitetesh përkujtimore.

“Filluam me homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, për të vazhduar më pas në fshatin Përlepnicë, me zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Zija Shemsiu”, tha Alban Hyseni.

Kryetari ka folur edhe në akademinë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Zija Shemsiu”, në Përlepnicë në nderim të 40-vjetorit të rënies së tij heroike.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit”, tha kryetari i Gjilanit.

Për jetën, veprën dhe figurën e heroit Zijah Shemsiu, kanë folur edhe bashkëpunëtorët, familjarët dhe miqtë /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.