DYLON

Hyseni: Lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet

Hyseni: Lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në lagjen Dheu i Bardhë për asfaltimin e rrugës.

I pari i Gjilanit, tha se lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet.

EkoHigjiena

“Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se po punojnë me intensitet të lartë dhe projektin do ta përfundojnë me të njëjtin ritëm.

“Po zgjidhim edhe problemin e ujërave të shiut me kanalizim të ri atmosferik. Rruga është transformim për banorët, më e sigurt, më funksionale dhe më urbane”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.