DYLON

Hyseni: Kryqi i Kuq, mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin, kujdesin dhe ndihmën konkrete në çdo kohë

Hyseni: Kryqi i Kuq, mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin, kujdesin dhe ndihmën konkrete në çdo kohë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Kryqin e Kuq në Gjilan, ku është informuar me punën në të mire të qytetarëve.

“Pata kënaqësinë të vizitoj Kryqin e Kuq në Gjilan dhe të shoh nga afër punën e palodhshme që po bëhet në këtë qendër me kaq shumë rëndësi për komunitetin tone”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, theksoi se përveç aktiviteteve të përditshme humanitare, në këtë vizitë pashë edhe trajnimin për dhënien e ndihmës së pare, një program jashtëzakonisht i rëndësishëm për edukimin dhe përgatitjen e qytetarëve në situata emergjente.

“Falënderim për të gjithë vullnetarët dhe stafin që me përkushtim e zemër të madhe i shërbejnë njerëzve në nevojë. Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin, kujdesin dhe ndihmën konkrete në çdo kohë”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.