DYLON

Hyseni: Kontributi i çmuar i Sherafedin Kadriut në letërsinë shqipe, në trashëgiminë kulturore dhe në edukimin e brezave të rinj do të mbetet i paharruar

Hyseni: Kontributi i çmuar i Sherafedin Kadriut në letërsinë shqipe, në trashëgiminë kulturore dhe në edukimin e brezave të rinj do të mbetet i paharruar
Avatar photo Redaksia

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të studiuesit, poetit dhe veprimtarit të shquar të kulturës, Sherafedin Kadriu. Kontributi i tij i çmuar në letërsinë shqipe, në trashëgiminë kulturore dhe në edukimin e brezave të rinj do të mbetet i paharruar”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në deklaratën ngushëlluese të tij.

I pari i Gjilanit ka thënë se Kadriu ishte një zë i përkushtuar i kulturës dhe një shembull i rrallë i angazhimit intelektual dhe njerëzor.

EkoHigjiena

Në vitet e fundit të jetës, i ndjeri ishte i angazhuar edhe në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, duke dhënë një kontribut të vyer në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadriu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit kulturor. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka thënë kryetari Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.