DYLON

Hyseni: Komuna e Gjilanit fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve

Hyseni: Komuna e Gjilanit fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve
Avatar photo Redaksia

“Sektori blegtoral, po vazhdon të fuqizohet edhe më shumë në Komunën e Gjilanit. 2.8 milionë euro investime në bujqësi janë bërë vetëm për 3 vjet”, thekson Alban hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit

Ai bënë të ditur se Drejtoria për Bujqësi, ka hapur thirrjen për subvencionimin e vaksinimit dhe inseminimit të kafshëve.

EkoHigjiena

Sipas të parit të komunës, kjo po bëhet me qëllim të ndihmës për fermerët në përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe rritjen e cilësisë së racave.

Subvencioni mbulon kostot për vaksinim dhe inseminim artificial, në bashkëpunim me veterinarë të licencuar.

Kryetari Hyseni, tha se 2.8 milionë euro investime në bujqësi janë vetëm për 3 vjet.

Sipas tij inseminimi artificial dhe vaksinimi i kafshëve, është projekt i ri që ndihmon fermerët tanë në rritjen e produktivitetit dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Bujqësia vazhdon të jetë shtyllë kryesore e qeverisjes sonë”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.