DYLON

Hyseni: Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në zbatimin e të drejtave dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje

Hyseni: Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në zbatimin e të drejtave dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku kanë marrë pjesë në punëtorinë “Standardet dhe mekanizmat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, të organizuar nga shoqata “Advancing Together”.

Kryetari Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit është e angazhuar drejtpërsëdrejti në mbështetjen e iniciativave dhe rekomandimeve të cilat ndikojnë në mirëqenien e pjesëtarëve të komuniteteve dhe gjithëpërfshirjen e tyre në vendimmarrje.

EkoHigjiena

Mes tjerash, Hyseni bëri të ditur se në planin e punës për vitin 2023, Zyra për Komunitete dhe Kthim ka dhjetëra aktivitete lidhur me problemet e adresuara të cilat për qëllim kanë kujdesin e përhershëm ndaj tyre.

“Në Planin e punës për vitin 2023, Zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën tonë ka dhjetëra aktivitete lidhur me problemet e adresuara të cilat për qëllim kanë kujdesin e përhershëm të personave të zhvendosur, të të kthyerve, pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë si dhe ri-integrimin e personave të riatdhesuar”, tha ndër të tjera Hyseni.

Hyseni theksoi se identifikimi i nevojave të komuniteteve, qasja e barabartë e të gjitha komuniteteve dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve, janë tri prioritet kryesore.

Si përfundim, kryetari Hyseni tha se suksesi i kësaj punëtorie është shenjë që vetëm sa konfirmon angazhimin e autoriteteve lokale të komunave pjesëmarrëse, që standardet dhe mekanizmat për garantimin e të drejtave të komuniteteve do të zbatohen edhe në praktikë.

Gjithashtu, në këtë punëtori i pranishëm ishte edhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë, Habit Hajredini, ndërkohë që rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve e konfirmuan në fjalimet e tyre edhe zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, kjo punëtori ka për qëllim të shtojë përpjekjet për të rritur aftësitë e autoriteteve qeveritare qendrore dhe lokale për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.