DYLON

Hyseni: Kompleksi i varrezave të dëshmorëve bëhet me rrugë të re

Hyseni: Kompleksi i varrezave të dëshmorëve bëhet me rrugë të re
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re, te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët”, njoftojnë drejtuesit e komunës së Gjilanit.

 Sipas tyre, kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qendra e qytetit te Kodra e Dëshmorëve dhe rruga qarkore.

EkoHigjiena

 E, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen atje, duke thënë se, vizitën e filluan te Kodra e Dëshmorëve, ku po ndërtohet rruga që do ta lidhë këtë zonë me rrugën qarkore, në lagjen e 8-të.

“Po punohet gjithashtu për ndërtimin e murit mbrojtës, një kërkesë e banorëve të zonës”, tha  kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.