DYLON

Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë, dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike

Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë, dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.

I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit.

EkoHigjiena

“Ndër të tjerat, “LDK” dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit”, tha i pari i Gjilanit.

“Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.