DYLON

Hyseni: Kemi paguar rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra nga 14 milionë sa ka lënë qeverisja e kaluar

Hyseni: Kemi paguar rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra nga 14 milionë sa ka lënë qeverisja e kaluar
Avatar photo Redaksia

”Qeverisja e mëparshme la një barrë të rëndë financiare për qytetin, me borxhe që arritën në 14 milionë euro gjatë pesë viteve, ndërkohë që ndau vetëm 5 milionë euro për t’i shlyer ato”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Sipas tij ligji për Shpronësim (Neni 16, Ligji Nr. 03/L-139), obligon komunën që çdo borxh për shpronësime duhet të shlyhet plotësisht brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e vendimit.

EkoHigjiena

“Keq menaxhimi dhe mungesa e planifikimit bënë që ndër vite të paguhen miliona euro nga taksat e qytetarëve për shpenzime përmbarimore. Për shumë nga këto toka të shpronësuara, nuk kishte fare projekte”, tha kryetari Hyseni

I pari i Gjilanit, theksoi se ndryshe nga kjo, qeverisja aktuale nën drejtimin e tij ka krijuar një model të ri të menaxhimit të taksave dhe parasë publike

“Me një qasje të përgjegjshme financiare, kemi arritur të kufizojmë borxhet e reja në vetëm 700 mijë euro, ndërsa kemi shlyer rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha edhe se ky model i ri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike, duke garantuar që taksat e qytetarëve të shpenzohen me kujdes dhe përgjegjësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.