DYLON

Hyseni: Kaula Haziri me medaljen e artë e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën

Hyseni: Kaula Haziri me medaljen e artë e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka mirëpritur medalisten e artë të boulingut, Kaula Hazirin, e cila me suksesin e saj e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën.

“Nga Zagrebi erdhi lajmi i mrekullueshëm që Kaula Haziri ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Boullingut 2026. Sot pata kënaqësinë që ta takoj dhe ta uroj përzemërsisht për këtë arritje të madhe, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj sportive”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai shtoi se medalja e artë e Kaulës e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.