DYLON

Hyseni: Ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet

Hyseni: Ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet
Avatar photo Redaksia

Ka filluar fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit, ku me drithëra të bardha janë mbi 3100 hektarë me grurë dhe Elb 100 hektarë.

Për të parë nga afër nisjen e kësaj fushate, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufin.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet.

“Për bukën e sofrës. Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë. Faleminderit për çdo kontribut – nga fusha deri te sofrat tona”, tha kryetari Alban Hyseni.

Drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, tha se përgatitjet logjistike dhe teknike janë bërë për të mundësuar një fushatë sa më të suksesshme.

Ai tregoi se në territorin e Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2025, me drithëra të bardha janë mbjellë këto sipërfaqe: grurë mbi 3100 ha dhe Elb 100 ha. Ndërkaq operojnë rreth 50 autokombajna të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të fushatës.

Drejtori uroi që fushata të përmbyllet me kohë dhe pa probleme

“Kemi mbështetur mbi 1130 fermerë për mbjelljen e grurit, me farë dhe pleh artificial. Përkrahja e fermerëve do të vazhdoi përsëri. Sivjet priten rendimente dhe cilësi shumë e lartë e grurit”, tha Isufi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.