DYLON

Hyseni: Investimi rreth 15 milionësh në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm

Hyseni: Investimi rreth 15 milionësh në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë investimet në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Gjilanit.  Krahas ndërtimit të rezervuarit në Liqenin e Përlepnicës, po punohet edhe në disa lagje të qytetit në vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës Fadil Ademin e Besnik Shalën, kanë parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e rezervuarit.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se projekti FLOWS, një investim prej rreth 15 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, po realizohet për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm.

Më tej ai theksoi se në Liqenin e Përlepnicës, është duke u ndërtuar edhe rezervuari i ri me kapacitet 350 m³, i cili do të shërbejë si burim shtesë dhe rezervë në raste emergjente.

I pari i Gjilanit, tha se punimet po zhvillohen edhe në zona të ndryshme të qytetit, ku janë duke u realizuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.