DYLON

Hyseni: Investimi në infrastrukturën shkollore është investim në të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës

Hyseni: Investimi në infrastrukturën shkollore është investim në të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”. Vlera e këtij projekti është 3.3 milionë euro dhe do të krijoi kushte moderne për nxënësit e mjekësisë”, bënë me dije kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tregoi se bashkë me drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi, drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, si dhe partnerët tanë nga Islamic Relief Kosova, vizituan punimet që po vazhdojnë me intensitet të lartë në objektin e ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”.

EkoHigjiena

“Ky projekt madhor prej 3.3 milionë eurosh, që po jetësohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Islamic Relief, është dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte moderne për profesionistët e ardhshëm shëndetësorë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se investimi në infrastrukturën shkollore është investim në të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.