DYLON

Hyseni: Internet falas në Gjilan, në vendet më të frekuentuara nga qytetarët!

Hyseni: Internet falas në Gjilan, në vendet më të frekuentuara nga qytetarët!
Avatar photo Redaksia

“Sot hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të hapësirave tona publike. Së bashku me përfaqësuesit e lartë të GIZ-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nënshkruam marrëveshjen WiFi4WB”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai bëri me dije se pas takimit zyrtar, panë nga afër funksionimin e këtij rrjeti në Sheshin e Qytetit.

EkoHigjiena

Hyseni tha se ky investim evropian u mundëson të rinjve, studentëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve qasje të lirë në informacion dhe shërbime digjitale.

“Kur zotimet kthehen në projekte konkrete, përfitues është gjithmonë qytetari. Faleminderit partnerëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/