DYLON

Hyseni: Institucionet komunale drejt konsolidimit të plotë

Hyseni: Institucionet komunale drejt konsolidimit të plotë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar zgjedhjen e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, duke e quajtur një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve lokale.

I pari i komunës, tregoi se me 18 vota për, sot u zgjodh kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi-Kçiku.

EkoHigjiena

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve komunale dhe funksionalizimit të plotë të Kuvendit, si dhe vazhdimit të punës së përgjegjshme institucionale në shërbim të qytetarëve të Gjilanit. Urime kryesueses për detyrën e re dhe suksese në punën e saj”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.