DYLON

Hyseni: Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re

Hyseni: Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e ri të objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan pas rrënimit të godinës së vjetër.

Për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ai theksoi se puna ka nisur me intensitet.

Sipas tij pas rrënimit të objektit të vjetër, hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re.

“Me një investim prej 1 milion eurosh, ky projekt do të sjellë një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë për qytetarët tanë dhe gjithë vizitorët e studentët”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi më tej se ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.