DYLON

Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve

Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se sektori i sportit në Komunën e Gjilanit, po vazhdon të shënoi rezultate të mëdha sidomos ditëve të fundit, ku pati lajme të mira.

Ai shtoi se pas sukseseve të katër karateistëve nga Komuna e Gjilanit në kampionatin Evropian për Senior në Armeni, po punohet edhe për ndërtimin e palestrës së karatesë në qytetin e Gjilanit.

Po ashtu, thotë i pari i Gjilanit, u vendos në Organin Shqyrtues të Prokurimit edhe për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit dhe do ketë edhe dy stadiume ndihmëse.

Kryetari Hyseni tha se kjo definitivisht është “Java e Sportit për Gjilanin”.

“Medalje, stadiumi i qytetit + 2 stadiume ndihmëse të reja, dhe tash edhe një kompleks për sportet luftarake”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se 10/10 për sportin, për sportistët tanë, për Gjilanin.

“Me këto Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve” , tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.