DYLON

Hyseni: Gjilani po vazhdon me programin e praktikës për nxënës dhe studentë

Hyseni: Gjilani po vazhdon me programin e praktikës për nxënës dhe studentë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se për të tretin vit me radhë, Komuna e Gjilanit po e vazhdon programin e praktikës për nxënës dhe studentë.

“Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj 100 të rinjtë e të rejat që po zhvillojnë praktikën në drejtoritë e Komunës, ku po njihen nga afër me punën e administratës komunale dhe po fitojnë përvojë profesionale”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas të parit të Gjilanit, ky program është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e shkathtësive të tyre dhe një urë mes arsimimit dhe tregut të punës.

“Të gjithë praktikantëve u uroj suksese dhe një përvojë sa më të vlefshme”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.