DYLON

Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar

Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka sqaruar për çështjen e buxhetit duke thënë se edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar.

“Por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare”, thotë Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, thekson se mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues.

“Megjithatë, shumë shpejt do të thërrasim seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’i mbuluar obligimet ekzistuese”, thotë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.